zoom

Bota

Horror në Itali, burri vret gruan dhe dy fëmijët me zinxhirë

Horror në Itali, burri vret gruan dhe dy fëmijët me zinxhirë

Një ngjarje horror është raportuar në Itali, ku një burrë ka vrarë gruan e tij dhe ka mbytur me zinxhirë dy fëmijët, ndërsa një i tretë ka arritur të mbijetojë.
54-vjeçari, Giovanni Barreca vrau gruan e tij Antonella Salamone dhe dy fëmijët e tyre Emanuel dhe Kevin të moshës 5 dhe 16 vjeç. Një tjetër vajzë 17-vjeçare ka arritur të shpëtojë.

Pas krimit, burri thirri policinë dhe u shfaq në Casteldaccia ku u arrestua. Vrasja ka ndodhur rreth orës 03:00. Gruaja thuhet se është djegur dhe varrosur, por trupi i saj ende nuk është gjetur. Ndërsa fëmijët janë mbytur me zinxhirë. Në vendngjarje, kanë shkuar forcat e policisë që po rindërtojnë atë që ndodhi.

Vajza e tretë 17-vjeçare, e cila arriti të shpëtonte veten, ishte dëshmitare e ngjarjeve dhe u shpëtua nga stafi i urgjencës. Sipas rrëfimit të saj, babai u zgjua gjatë natës duke bërë zhurmë se kishte perceptuar prani demonike në shtëpi.

Vajza, e vetmja e mbijetuar, u ngrit nga shtrati e turbullt dhe pa kufomat e vëllezërve të saj. Fëmijët Kevin dhe Emanuel, përkatësisht 16 dhe 5 vjeç, u mbytën nga babai i tyre, i cili vrau fillimisht më të voglin dhe më pas mbyti të madhin me zinxhir. Zinxhiri u gjet pranë trupit të Kevinit dhe gjithashtu dyshohet se ishte përdorur për të mbytur Emanuelin.

Trupi i gruas nuk u gjet: një hipotezë është se Barreca e preu atë në copa dhe e dogji përpara se të telefononte 112. Kjo hipotezë doli nga fjalët e para që burri tha para policisë.

Postime të lidhura