zoom

Aktualitet

Ngjarje horror në Greqi, shqiptarja mbahet peng, përdhunohet, plagoset dhe mbyllet në…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi pak ditë më parë, kur një 33-vjeçare ka kaluar momente tmerri në duart e një 27-vjeçari.

Krimi seksual ka ndodhur në Athinë, ku 33-vjeçarja me origjinë shqiptare dyshohet se është përdhunuar, marrë peng dhe sulmuar me armë të ftohta nga i riu, duke u torturuar dhe plagosur. 27-vjeçari e mbajti shqiptaren peng në një ndërtesë të braktisur, ndërsa kanë qenë oficerët e policisë ata të cilët dëgjuan thirrjen e saj për ndihmë.

Policia ka shkuar menjëherë në katin e 1-rë të pallatit, nga ku kanë ardhur thirrjet për ndihmë, ku ka konstatuar një derë të mbyllur me dry dhe në anën e pasme të saj një person që kërkonte ndihmë.

Punonjësit e policisë thyen drynin dhe pasi u futën në ambientet e brendshme, 33-vjeçaren nga Shqipëria, të lidhur në krevat. Ajo kishte marrë një plagë me thikë në kofshën e majtë, ndërsa aty pranë u gjet një thikë dhe një shkop druri me shenja gjaku, që 33-vjeçarja thotë se u përdorën kundër saj.

33-vjeçarja ka pranuar se nuk e njihte 27-vjeçarin dhe se për herë të parë e ka takuar të hënën, pasi kishin rënë dakord të shkonin në shtëpinë e tij për të kryer marrëdhënie seksuale. /ZOOM.AL/