zoom

Aktualitet

Ngjarja tronditëse në Tetovë, kushëriri i 16-vjeçarit:Trupi kishte ngecur në një gur dhe…

Detaje të reja dalin në lidhje me vrasjen e 16-vjeçarit nga Tetova nga e dashura e tij moshatare para pak ditësh. Mediet nga Maqedonia e Veriut bëjnë me dije se e mitura ka pranuar fajin, teksa ende nuk ka treguar nëse është ndihmuar nga njerëz të tjerë për të kryer aktin makabër.

Së fundmi ka folur djali i xhaxhait të viktimës, i cili u gjet i pajetë në banjat e Tetovës, në Shkumbin. Ai tregon në emisionin “Me Zemër të Hapur” se vajza i ka lidhur fillimisht duart dhe më pas e ka goditur në kokë me një mjet të fortë, të cilin e ka hedhur në lumë.

Ndërkohë, djali i xhaxhait të 16-vjeçarit tregon edhe dinamikën e zbulimit të krimit, teksa zbulon edhe se autorja dhe viktima kishin plot katër vite të lidhur, edhe pse në një moshë kaq të re.

“Ai është larguar rreth orës 16:00, i ka treguar motrës dhe nënës që do dalë me të dashurën e vet. Ka ikur ta takojë atë dhe ka dalë diku rreth orës 10 dolën prindërit ta kërkojnë, e raportuan në rajonin e policisë, telefonit i shkonte thirrja por nuk përgjigjej njeri. Bashkë me prindërit e djalit dolëm në kërkim të tij dhe të veturës, makinën e gjetëm në parkim së bashku me telefonin.

Motra e djalit ka kontaktuar me të dashurën në WhatsApp dhe ajo i ka thënë që nuk ka pasur kontakt me të dhe se ishte te halla e saj. Ne i gjetëm çelësat e makinës jashtë saj dhe po kërkonim djalin. Rreth mëngjesit e gjeta unë trupin e pajetë në lumë, bashkë me mua ishte dhe policia.

Trupi ishte i zhytur në ujë, pjesa e prapme e shpinës ishte jashtë ujit dhe dukej sikur trupi ishte ndalur në një gur të madh. Nuk kam qenë pranë trupit gjatë ekspertizës. Vdekja ka ardhur sepse ka pasur lëndime në kokë, kanë rënë me një mjet të fortë.

E dashura e tij është arrestuar, ndodhet në 30 ditë paraburgim, deri tani nuk ka treguar nëse e ka bërë vetë apo ka pasur bashkëpunëtorë. Ajo e ka pranuar që është takuar, tha se i ka lidhur duart dhe se e ka goditur në kokë me një mjet të fortë, të cilin thotë se e ka hedhur në lumë. Ai kishte rreth 4 vite në lidhje me vajzën”, ka thënë ai.