Aplikacion
Fatkeqësisht u njoftua se ai ka ndërruar jetë sot në mëngjes dhe nuk mundi të mbijetonte, pasi lënda helmuese dha rezultat negativ dhe fatal për burrin nga Lezha.
Viktima është identifikuar Pal Trashaj dhe motivet janë ende të paqarta dhe në hetim aktiv nga grupi i ekspertëve, teksa po pyeten edhe familjarët. Paraprakisht u deklarua se ai kërkonte një takim me hetuesit e BKH dhe me kreun e institucionit, Altin Dumani, por që duket se është refuzuar. Njoftohet se Trashaj ka qenë aktiv edhe në politikë kohë më parë.
I ndjeri piu pasditen e djeshme helm para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, ndërsa u përcoll me urgjencë për në spital.
Pavarësisht ndërhyrjes, 63-vjeçari ndërroi jetë në spital.
“Më datë 02.07.2024, në rrugën “Panorama”, përballë godinës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shtetasi P. T., 63 vjeç, dyshohet se ka konsumuar fostoksinë dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, tha policia pas ngjarjes, teksa sot njoftohet se ai ndërroi jetë. /ZOOM.AL/