zoom

Lajme

Ngeli pa parti, Rama i hap derën Dash Sulës, por me një kusht! Kryeministri: Të dezinfektohet nga morrat e kënetës

Kryeministri Edi Rama i ka hapur derën deputeti të PD-së, Dashnor Sula, duke e ftuar të bëhet pjesë e PS-së, pasi ngeli pa parti.

Por kryetari i PS-së ka një kusht, që Dash Sula “duhet të dezinfektohet nga morrat e kënetës”.

“Duhet të heqë të gjithë morrat e kënetës. Aty të mbyt morri. Tmerr. Kruhen, i mbyt morri”, u shpreh Kryeministri Rama.

Ai theksoi se Partia Socialiste është një shtëpi e hapuyr dhe se “kemi të kuq fare, rozë, pak më bojë qielli”, duke shtuar se “u them të gjithëve mirë se vini përveç salamandrave të kënetës, kukumjaçkave”.

Edi Rama: Mund të kishte qenë partia e Dash Sulës, ajo e reja. Por jo, qëlloi aty. Duhet çuar vota aty. Kemi në listat tona kandidatë që vijnë direkt nga ana tjetër. Dekanen e fakultetit ekonomik të Vlorës, e kemi nga çadra. Rrinte atje, Rama ik, sot është në listën e mbyllur, sepse gjërat evoluojnë. Luli nuk evoluon sepse është i përsosur. I lindur i përsosur. Një njeri që gjumi e do aq shumë sa e mban për vete, është i përsosur. Ka njerëz që lindin me këmishë, Luli lindi me këmishë nate.

PS është një shtëpi e hapur. Nuk duhet të japësh një provim para se të hysh, e di apo jo programin. Kemi të kuq fare, rozë, pak më bojë qielli, duhet të jemi të hapur edhe për blunë. Rendësi ka që njerëzit të kenë dritë në sy për Shqipërinë.

Sot jemi këtu për t’u thënë të gjithëve mirë se të vini, përveç salamandrave të kënetës, kukumjaçkave. Ata nuk kanë vend këtu te ne, kurse Dash Sula duhet të hyjë në një proces, se mund jetë edhe një ditë. Për momentin duhet të dezinfektohet…si bëhet ajo? Kush merret me pulat, që futen në karantinë? Shpendët, se mbajnë shumë shpendët.. Inat mund ta kesh sa të duash, po hakun duhet t’ia japësh. Aty një njeri me ulërima për komunitetin e vetë, se kanë një të dytë. Por duhet të heqë të gjithë morrat e kënetës. Aty të mbyt morri. Tmerr. Kruhen, i mbyt morri. Nuk ulen dot të mendojnë. Cfarë të bësh? Edhe bufi u rri mbi kokë.

Postime të lidhura