Aplikacion
Burime nga grupi hetimor konfirmojnë se ai nuk ka qenë në shënjestër të 30-vjeçarit Arbër Hoxha, i cili qëlloi me armë.
Ky i fundit dyshohet se konfliktin e kishte me dy vëllezërit Domi, pronarë të biznesit të pjesëve të këmbimit, ku ndodhi ngjarja.
Një natë më parë Arbër Hoxha kishte debatuar me një nga dy vëllezërit Domi dhe sot kishte shkuar për t’u sqaruar me armë. Nga të dyja palët ka pasur shkëmbim zjarri.
Ende nuk dihet motivi i konfliktit, por paraprakisht dyshohet se ai lidhet me një grindje të ndodhur për shkak të aktivitetit që zhillonin vëllezërit Domi.
Nga të shtënat, u plagos në këmbë Enidor Dedja, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Pas ngjarjes, Arbër Hoxha u arratis nga vendi i krimit, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.