zoom

Aktualitet

Ngacmonte 2 nxënëse 14 vjeçe! Pezullohet drejtori në Pogradec

Drejtoria rajonale e arsimit parauniversitar të Korçës ka pezulluar drejtorin Adriatik Haxhillari, i cili akuzohet nga dy 14-vjeçare për ngacmim seksual.

Deri në përfundim të hetimeve që po kryhen ndaj tij, ai do të jetë i pezulluar. Ndërkohë pritet që ditën e nesërme i akuzuari të paraqitet pranë gjykatës për masën e tij të sigurisë. Dy nxënëset pretendojnë se drejtori i shkollës i ka ngacmuar edhe me mesazhe telefonike.

Gjatë ditës së djeshme reagoi për këtë rast dhe ministrja Evis Kushi, e cila tha se drejtori dhe kushdo tjetër që bën veprime të tilla të turpshme duhet të marrë ndëshkimin e merituar nga drejtësia.