zoom

Aktualitet

Ngacmoi seksualisht të renë, arrestohet 31-vjeçari në Shkodër

Një i ri nga Shkodra është arrestuar nga policia pasi akuzohet për ngacmim seksual ndaj një vajzë 27-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur mesnatën e kaluar në lokalin ku 31-vjeçari i identifikuar Gjergj Dedushi punonte si kamarier.

31-vjeçari u vu në pranga pas kallëzimit që vajza ka bërë në polici.

“Mesnatën e mbrëmshme, një 27-vjeçare ka kallëzuar se në një lokal në lagjen “Perlat Rexhepi”, ishte ngacmuar seksualisht, nga kamerieri.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas kallzimit të 27 vjeçares, kapën dhe vunë në pranga, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, autorin e dyshuar të rastit, shtetasin Gjergj Dedushi, 31 vjeç, banues në Shkodër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të metejshm