Aplikacion
E para do të jetë sipas PD-së, informimi mbi atë që e cilësojnë masakër zgjedhore në 25 prill. E dyta, ndryshimi i statutit dhe e treta, zgjedhja e këshillit të ri kombëtar, që do të thotë largim i Bujar Nishanit, që aktualisht është në krye të këtij institucioni.
VENDIMI I KRYESISE
Thirrjen e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë, ditën e shtunë, datë 17 Korrik 2021, ora 11:00.
Rendi i ditës së mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, është si më poshtë:
“1. Informimi i Kuvendit Kombëtar të Partisë mbi analizën e masakrës zgjedhore të 25 Prillit 2021 dhe përcaktimi i linjave kryesore të strategjisë politike të Partisë Demokratike, në rolin dhe përgjegjësinë e saj në mbrojtjen e demokracisë, të drejtave themelore të njeriut dhe rikthimit të legjitimitetit të institucioneve demokratike.
2. Vlerësimi i mundësisë për ndryshime në Statutin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, në funksion të rritjes së eficencës së organeve të partisë apo demokratizimin e mëtejshëm të mënyrës së funksionimit të strukturave të Partisë.
3. Zgjedhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike”.
Berisha rikthehet me akuza të rënda: Taulant Balla ka porositur vrasje! Rama krimineli më i madh