Aplikacion
Vallja e emrave për zëvendësimin e tij ka qenë e gjatë duke përfshirë emra të rëndësishëm. Së fundi u lakua edhe Carlo Ancelotti, por Konfederata Braziliane e Futbollit ende nuk ka vendosur për trajnein e ri.
Tani, nga Gjermania raportojnë se Joachim Löw, është kandidat serioz për të drejtuar Seleçaon.
Sipas gazetës së njohur gjermane Bild, Löw “po shikon një rikthim befasues në pankinë ndërkombëtar me Brazilin” pasi ish-trajneri i Gjermanisë del si një kandidat për të zëvendësuar Tite.
Pas 15 vitesh, ai u largua nga pozicioni i tij i trajnerit të Gjermanisë në mesin e vitit 2021 për shkak të rezultateve të dobëta.
Gjatë mandatit të tij, ai fitoi Kupën e Botës në Brazil 2014. Në gjysmëfinale, ai arriti një fitore historike 7-1 ndaj Brazilit. Tani, ai mund të shkojë nga xhelati në trajner e Seleçaos. /zoom.al/