Aplikacion
Bëhet fjalë për një procedurë negocimi, pra një tender me të cilin shteti italian tashmë identifikon organizatat e përshtatshme për të menaxhuar strukturat, të cilave u kërkohet të paraqesin një ofertë deri më 28 mars.
Afatet janë padyshim të ngushta për shkak të datës së hapjes: qeveria italiane dëshiron të hapë qendrat italiane të emigrantëve në Shqipëri deri më 20 maj 2024.
Të tre strukturat do të mund të strehojnë pak më shumë se një mijë persona në të njëjtën kohë dhe mes tyre nuk mund të ketë të mitur, gra shtatzëna dhe persona të tjerë të konsideruar të pambrojtur.
Një nga tre strukturat do të ndërtohet pranë portit të Shëngjinit, afërsisht 70 kilometra në veri të Tiranës, ku do të zhvillohen procedurat e zbarkimit dhe identifikimit.
Dy të tjerat do të vendosen në Gjadër, njëzet kilometra më në veri dhe në brendësi. Një qendër do t’i kushtohet konstatimit të parakushteve për njohjen e mbrojtjes ndërkombëtare dhe do të jetë në gjendje të akomodojë maksimumi 880 persona, ndërsa struktura e dytë është qendra e paraburgimit për riatdhesim (CPR) me një kapacitet maksimal prej 144 personash.
Në synimet e qeverisë italiane në Shqipëri, do të përfundojnë njerëzit e shpëtuar në det nga autoritetet italiane: në thelb, rojet bregdetare, policia financiare apo marina do të jenë pjesë e operaacioneve detare. Pra, jo njerëzit e asistuar nga OJQ-të (nuk është e qartë pse është bërë ky dallim).
Vlera e kontratës është pak më pak se 34 milionë euro, të cilave duhet t’i shtohen rimbursimet për shërbimet e transportit, shërbimet komunale, grumbullimin e mbetjeve, mirëmbajtjen e zakonshme dhe të jashtëzakonshme, lidhjen Wi-Fi, kujdesin shëndetësor. Rimbursimi për këto shërbime nuk është përcaktuar ende.
Objekti në Portin e Shëngjinit do të ketë një klinikë mjekësore të dedikuar për kujdesin shëndetësor, një dhomë për vizitat ambulatore, një dhomë me tre shtretër dhe një dhomë izolimi me dy shtretër.
Në Gjadër, megjithatë, do të ketë tre dhoma për vizita ambulatore, dy dhoma me tre shtretër, një sallë operacioni, një laborator analizash, një dhomë me instrumente për radiografi dhe ekografi, një dhomë për vizita psikologjike dhe psikiatrike.
Një ekip mjekësh do të punojnë brenda kësaj strukture 24 orë në ditë: një mjek i specializuar në anestezi dhe reanimacion, një mjek i specializuar në kirurgjinë e përgjithshme, një mjek i specializuar në ortopedi me aftësi kirurgjikale, personel mjekësor i specializuar në psikiatri, një infermiere instrumentale, një mjek social dhe punonjëse shëndetësore, një teknik laboratori, një teknik radiologjie, një punonjës shëndetësor i specializuar në radiologji.
Ndër bashkëngjitjet e njoftimit, ka edhe detaje të kompleteve të mirëseardhjes të vëna në dispozicion të personave të mirëpritur në ambiente.
Do të ofrohen pantallona, një këmishë e poshtme, një bluzë, një palë pizhame, tre pantallona të shkurtra dhe tre palë çorape. Pritet vetëm një zëvendësim midis verës dhe dimrit.
Emigrantë do të kenë vetëm një top letër higjienike çdo javë, një furçë dhëmbësh në muaj, një tub pastë dhëmbësh 100 ml në muaj, një shishe shampo dhe një shishe sapun të lëngshëm në javë, një krehër.
Ushqimet do të shërbehen në vakte njëpërdorimshme të biodegradueshme dhe do të respektojnë kërkesat e zakonet ushqimore në bazë të traditave kulturore e fetare të emigrantëve.
Mëngjesi do të përmbajë 4 feta bukë, biskotë ose 80 gramë biskota, 1 porcion gjalp, 2 porcione reçel ose mjaltë, 200 ml pijë e ngrohtë.
Vaktet drekë e darkë, do të përmbajnë 1 pjatë makarona ose oriz, 150 gramë mish i kuq, ose 200 gramë mish i bardhë ose peshk, apo 2 vezë të ziera dhe 100 gramë djathë, 2 panine, 1 litër ujë, 1 frut e 2 herë në javë ëmbëlsirë.
Gjatë periudhës së qëndrimit në Shqipëri, emigrantët nuk do të mund të dalin nga qendrat: nëse e bëjnë, do të kthehen nga autoritetet shqiptare.
Megjithatë, qendrat do të kenë mundësi të aksesojnë avokatë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe të Bashkimit Evropian, të cilët synojnë të ofrojnë asistencë ligjore për azilkërkuesit, siç kërkohet nga ligjet italiane, shqiptare dhe evropiane.