zoom

Bota

Nga Shba deri tek Italia, ja cilat vende shpenzojnë më shumë në NATO

Deri më tani, dukej e pamundur një luftë e tretë botërore, por pas mëngjesit të datës 24 shkurt kur presidenti I Rusisë Vladimir Putin I shpalli luftë Ukrainës gjithcka ka ndryshuar. Tashmë, duket se gjithCka është e mundur. Dhe nëse një luftë e tillë është e mundur NATO si sistem i mbrojtjes kolektive,  duhet të ndërhyjë për tE mbrojtur cdo vet anëtarë të saj.

Por nëse do të ndodhte një përplasje midis forcave ushtarake ruse dhe atyre të Nato-s kush do të mund të fitonte? Sipas Departamentit Amerikan të mbrojtës SHBA shpenzon më shumë se cdo vend anëtarë I Nato-s për sistemin e mbrojtjes, ndërsa pas tij vjen Mbretëria e Bashkuar.

Por ja si renditen shpenzimet e secilit vend anëtarë të Nato-s:

Për fat të mirë për vende të tilla si Mali i Zi, i cili shpenzon vetëm 67 milionë funte në vit për mbrojtje, ka disa sulmues të mëdhenj ushtarakë në aleancë.

SHBA shpenzon më shumë për mbrojtjen sesa dyfishi i pjesës tjetër të NATO-s së bashku, shpenzimet e vitit 2021 u vlerësuaran në 705 miliardë dollarë (516 miliardë paund), sipas Departamentit të Mbrojtjes.

Përveçse është shpenzuesi më i madh i mbrojtjes në botë, SHBA ka një arsenal të fuqishëm dhe një sasi të madhe të fuqisë punëtore – 1.3 milionë trupa aktive, me 865,000 të tjera në rezervë, tha ‘The Neë  York Times’ në 2017. Mbretëria e Bashkuar është shpenzuesi I dytë   më i madhe në NATO, duke vënë gati 50 miliardë £ në mbrojtje çdo vit krahasuar me 45 miliardë £ të Gjermanisë, 42 miliardë £ të Francës dhe 20 miliardë £ të Italisë./ M.C/