Aplikacion
E ftuar në “A Live Night” Besa ka treguar se si e kanë pritur prindërit e saj vendimin për tu bërë këngëtare. Sipas artistes ata nuk është se e kanë mbështetur shumë në fillim dhe kjo për faktin se nuk ishin të sigurt nëse ky vendim ishte i duhuri për të.
Ajo shtoi se kur ishte vogël nuk i kuptonte mirë por mendonte se përse nuk po e mbështesnin atë ndërsa sot u shpreh se tani që është rritur i mendon gjërat ndryshe dhe e vendos veten në pozitën e tyre. Meraku më i madh i prindërve të këngëtares ishte nëse ky profesion është aq funksional në Shqipëri sa për të bërë jetën e një artisti.
“Unë fillova aktivitet e para në kolegjin që ndiqja. Prindërit e mi nuk është se po shkulnin flokët nga gëzimi, unë e kuptoj sot pak më ndryshe se kur je i vogël në atë moment thua pse nuk më mbështesin, jo siç e mendon sot. Sidomos prindërit që nuk janë muzikantë, kanë merakun që duke e mbështetur…se vetë nuk dinë ta mbështesim apo jo, a ka vërtetë talent, sa talent ka.
Artistja rrëfeu se lidhja e saj me babain është shumë e ngushtë. Një ndër arsyet e forta është se ata ngjasojnë shumë me njëri-tjetrin sa arrijnë të kuptohen vetëm duke u parë.
“Marrëdhënia ime me babanë tim është një marrëdhënie thellësisht e ngushtë, një pjesëz mendoj se unë e kam jetuar një copëz të jetës sime në kontekstin zakonor si ai ka jetuar duke qenë se ka qenë prejardhja e tij. Një arsye tjetër është se ne kemi disa ngjashmëri karakteriale, kemi atë marrëdhënie që pjesën më të madhe të kohës kuptohemi me sy”– është shprehur Besa./L.K
/Zoom.al