zoom

Slider

Nga Kiara dhe Luizi tek Olta Gixhari/ Si u veshën VIP-at në premierën e “Në Kuadër të Dashurisë”

Premiera e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, me protagonistë kryesorë Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin, u mbajt mbrëmjen e së hënës në Pallatin e Kongreseve.

Aktorët e filmit dhe personazhe të tjerë VIP shqiptarë kaluan në tapetin e kuq ku u pritën nga fansat që ishin grumbulluar jashtë.

Ata shkëlqyen me veshjen e tyre në tapetin e kuq, teksa bënë foto me fansat e tyre të mbledhur në Pallatin e Kongreseve.

Çifti Luiz Ejlli dhe Kiara Tito u shfaqën së bashku. Këngëtari zgjodhi një kostum, ndërsa moderatorja një fustan të zi.

Protagonistja kryesore e filmit Olta Gixhari u shfaq me një fustan të bardhë me dekolte të hapur, por nuk ishte e shoqëruar nga partneri i saj, Dori, i cili ka zgjedhur të qëndrojë larg vëmendjes publike.

Gjithashtu të pranishme ishin, Dea Michelle të cilës fustani i zbuloi të brendshmet, ndërsa Sara Hoxha, po ashtu aktore në film, kaloi në tapetin e kuq e pashoqëruar nga bashkëshorti, Ledri Vula.