Aplikacion
Destinacioni final i drogës raportohet se ishte Shqipëria, prej nga do të bëhej edhe shpërndarja drejt vendeve të Europës.
Pas zbulimit të drogës u arrestuan Jasona Mërkuri, 54 vjeç, Aleksandër Mërkuri 45 vjeç, Marsel Stafaj 36 vjeç dhe greku Ioannis Biglakis 64 vjeç.
Biznesmeni 54 vjeçar, i cili zotëron dyqan me veshje në Shqipëri dhe autobus turistik në Greqi , rezulton i shpallur në kërkim nga policia greke prej marsit 2017.
Ai akuzohet nga autoritetet greke si financues dhe organizator i një laboratori të drogave sintetike Captagon, ku gjatë një operacioni të policisë u sekuestruan 634 mije e 246 tableta si edhe u arrestuan disa persona, mes të cilëve kunati i tij.
Gjithashtu ai përdor dhe identitetet si Andrea Mërkuri dhe Azdren Muharremi, ndërsa rezulton se ka përdorur më parë pasaportë serbe.
Në vitin 2008, kunati i biznesmenit është arrestuar me automjetin e tij nga policia turke, në tentativë për të trafikuar 22 kg heroinë nga Turqia në Greqi. Kunati i Jasona Mërkurit është arrestuar më pas edhe gjatë operacionit të vitit 2017.
“Një burrë është marrë peng në garazh”/ Policia belge arreston 6 persona, mes tyre shqiptarë