zoom

Aktualitet

Nga 1 viktimë në korrik, në 41 në gusht! Covid-19, shifra shqetësuese në Shqipëri

Shifra alarmante të infektuarish me Covid-19 janë raportuar sot nga Ministria e Shëndetësisë, ndërkohë që nuk munguan as viktimat, përkatësisht 3 humbje jete.

Nëse kthehemi pas në kohë, në muajin korrik, nga Covid-19 është shënuar vetëm 1 viktimë përgjatë 31 ditëve. Një gjendje që dukej se po mbahej nën kontroll në Shqipëri, krahasuar me rajonin e botën që po kalonin një situatë të vështirë.

Por sot, në ditën e fundit të muajit gusht, numërohen 41 viktima brenda një muaji, shifër kjo që na kujton se lufta me Covid-19 nuk ka përfunduar, përkundrazi.

Rritja e ndjeshme e infektimeve solli dhe ndryshimin e masave antiCovid. Ndryshime që do të hyjnë në fuqi nga data 1 shtator, duke i paraprirë kështu dhe fillimit të vitit të ri shkollor./ Zoom.al