Aplikacion
Bashkë-drejtori i përgjithshëm i Netflix, Ted Sarandos, tha në një konferencë se “Squid Game”, seriali që pati premierën më 17 shtator, do të jetë patjetër seriali më i suksesshëm jo në gjuhën angleze. Kjo do ta vendoste “Squid Game” para “La Casa de Papel” (Money Heist).
Sarandos shtoi se ka “një mundësi të madhe që do të jetë shfaqja jonë më e madhe e të gjitha kohërave”. Me “e madhe” ai i referohet numrit të njerëzve që e kanë parë.
“Squid Game” është një k-drama (serial në gjuhën koreane i prodhuar në Korenë e Jugut) që tregon historinë e një grupi prej 456 personash të cilët ftohen të rrezikojnë jetën në një lojë misterioze mbijetese për $38.7 milionë.
Të dhënat nga Parrot Analytics, të cilat matin kërkesën e shikuesve, pohojnë se seriali ka fituar popullaritet global. Deri më 25 shtator, “Squid Game” ishte seriali i dytë më i kërkuar në botë, pak pas “Sex Education.”
“Squid Game” ka një vlerësim 100% nga kritikët e Rotten Tomatoes dhe 87% nga audienca.
Thellohet skandali me mandarinat shqiptare, tjetër rast me pesticide. Qeveria: Mund t’i konsumoni