zoom

Kinema & Netflix

Netflix rrit fitimet pas ndalimit të ndarjes së fjalëkalimeve

Netflix ka deklaruar se fitimet e tij janë rritur në tre muajt e parë të këtij viti, pjesërisht falë ndalimit të bashkëpërdorimin e fjalëkalimeve.

Gjigandi i transmetimit tha se shtoi 9.3 milionë klientë në tremujorin e parë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të abonentëve në pothuajse 270 milionë.

Kompania deklaroi gjithashtu se fitimet e saj në tremujorin e parë arritën në më shumë se 2.3 miliardë dollarë. Por firma do të ndalojë bashkëpërdorimin e fjalëkalimeve të ”Netflix”

Duke shpallur vendimin, firma tha në një letër drejtuar aksionerëve : “Në ditët tona të hershme, kur kishim pak të ardhura ose fitime, rritja e anëtarësimit ishte një tregues i fortë i potencialit tonë”.

Ai shtoi se sot, numrat e abonentëve janë bërë “vetëm një komponent i rritjes sonë”, duke u kërkuar investitorëve të përqëndrohen në fitimet dhe të ardhurat e tij.

Të ardhurat e saj për tremujorin e parë u rritën me gati 15% nga viti në vit në 9.37 miliardë dollarë.