zoom

Lajme

Nesër protesta e opozitës para Kuvendit, Bardhi ndan porositë: Secili të jetë në zonën e caktuar…

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së së Rithemelimit, Gazment Bardhi, ka folur në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ku ndau edhe porositë për protestën e nesërme të Opozitës para Kuvendit, marrë shkas nga skandali që publikoi emisioni investigativ italian “Report” në pjesën e dytë.

Bardhi tha se secili person duhet të angazhohet maksimalisht për protestën e thirrur nesër përpara Kuvendit. “Duhet angazhim maksimal, dhe secili prej nesh do duhet të jetë ne zonat e përcaktuara”, tha kreu i grupit mes të tjerash.

“Gjithsecili prej nesh duhet të angazhohet maksimalisht për protestën që kemi thirrur nesër përpara Kuvendit. Duhet angazhim maksimal, dhe secili prej nesh do duhet të jetë ne zonat e përcaktuara. Duhet të tregojmë vendosmëri dhe qëndrueshmëri kundër qeverisë e cila çdo ditë po na i fakton akuzat për lidhje me krimin dhe e zhytur në korrupsion”, u shpreh ai.

Opozita ka njoftuar protestë kundër qeverisë nesër, teksa pritet të zhvillohet edhe seanca plenare parlamentare. /ZOOM.AL/