Aplikacion
Mbrëmjen e nesërme (25 maj) mbahet finalja e “Big Brother VIP”, ku mes 5 finalistëve do të shpallet fituesi i çmimit të madh prej 100 mijë eurosh. Ndonëse një ditë para finales, banorët e “BBV” kanë ulur “gjakrat” mes tyre, duke shijuar këtë eksperiencë.
Gjithashtu edhe numri i ndjekësve të 5 finalistëve në rrjetet sociale është rritur ndjeshëm. Në vend të parë renditët aktori Julian Deda, i cili këtë javë ka shtuar rreth 1 mijë ndjekës në llogarinë e tij të Instagram, duke shkuar në 454 mijë.
Romeo Veshaj zën vendin e dytë me 1 mijë ndjekës më shumë për këtë javë, ndërsa e dashura e tij Heidi Baçi ka shtuar rreth 2 mijë ndjekës në Instagram. Çifti u njohën dhe u dashuruan në shtëpinë e “BBV”, ndërsa të shumtë janë njerëzit që e mbështesin lidhjen e tyre.
Ndryshe nga banoët që përmendëm më sipër Meriton Mjekiqi ka 6 mijë ndjekës të rinj në llogarinë e tij, duke shkuar 341K. Egla Ceno është konkurrentja që ka fituar më shumë ndjekës këtë javë. Aktorja ka shtuar plot 7.1 mijë fansa në Instagram. /ZOOM.AL/
Vrasja e Martinit, babai i 14-vjeçarit të plagosur: Spitali s’na as psikolog dhe as fizioterapist