zoom

Aktualitet

“Nëse e shet votën për 100 mijë lekë je legen, nëse e shet për 100 mijë euro, je artist!”

Ishte arrestimi i një 52-vjeçari në Tiranë për akuzën e shit-blerjes së votës që ngriti në këmbë politikën dhe median.

Në një telefonatë ai premtonte import votash nga Kuçova në Tiranë kundrejt 100 mijë lekëve të vjetra.

Nëpër rrjete sociale dhe qëndrime publike, të gjithë po na tregonin për kriminialitetin e shitjes së votës. Po na tregonin se sa e shëmtuar dhe jodinjitoze është pranimi i 100 mijë lekëve për një votë (me këtë inflacion, e vërtetë, shumë pak).

Përtej hipokrizisë që infekton rrjetin në raste të tilla, blerja e votës është normalitet në Shqipëri dhe askush nuk  thotë dot të kundërtën. Gjithsesi kjo nuk e bën atë një vepër jopenale.

Problemi është se shit-blerja e votës në Shqipëri ka avancuar aq shumë saqë kur kalohet vlera tavan nuk quhet më as shit-blerje.

Pra, nëse ti shet votën për 100 mijë lekë ti je kriminel që minon demokracionë e kombit, por nëse Bashkia të paguan 50 mln lekë ti quhesh shpenzime sponsorizuese.  Të paktën sipas listës së shpenzimeve të Bashkisë Tiranë.

Debati për këto pagesa vazhdon, por vazhdon duke kërkuar shifra, askush nuk e denoncon atë si blerje vote sepse ajo është shumë më e avancuar dhe bëhet më me shumë finesë.

50 mln lekë ishte shifra që mediat thonë se u pagua reperi Noizy për një video ku kërkonte vota për lali Erin. Noizy vazhdon të jetë rezident në qytetin e Durrësit… Shifra të tjera jozyrtare tregojnë se Bashkia Tiranë ka shpenzuar deri në 130 mln euro në vit me pagesa për artistët e gazetarët.

Siç shkruante sot gazetari Gjergj Erebara në Facebook-un e tij “Nëse e shet votën për 100 mijë lekë je legen, nëse e shet për 100 mijë euro je artist”.