Aplikacion
Tashmë klinika e njohur ruse është nën hetim pas vdekjes së nënës së shëndetshme të dy fëmijëve.
Fillimisht ndërhyrja dukej se kishte shkuar mirë teksa Anna me bashkëshortin Yuri një foto në klinikë me infermierët në klinikën Svoya Klinika.
Por më vonë sipas raportimeve gruaja kishte humbur papritur ndjenjat dhe nuk kishte arritur të zgjohej më.
Doktorët i thanë bashkëshortit se ajo kishte vdekur ‘emboilzmi polmunar’ dhe mpiksje gjaku në vena.
Një hetim kriminal mbi rastin e rëndë po shikon nëse ka “shërbime nën standardet e sigurisë” për të cilat parashikohet deri në gjashtë vite burg, por shkaku i saktë i vdekjes nuk dihet.
Bashkëshorti i saj Yuri tha: “Ajo kishte zgjedhur vetë të kryente ndërhyrjen. Donte të reduktonte gjoksin pasi tha se e pengonte të ecte. Pas dy lindjeve me operacion ajo gjithashtu kërkonte të reduktonte masën e barkut të saj. Kishte bërë testimet një ditë më parë. Nuk kishte pasur kurrë probleme me zemrën dhe nuk ishte ankuar kurrë nga asgjë”.
Doktori që operoi Anna kishte 25 vjet eksperiencë dhe tashmë po hetohet për procedurat nga autoritetet.
Zhvillimi vjne në një kohë kur raste vdekjesh të papritura gjatë ose pas procedurave mjekësore janë shtuar ndjeshëm 3 vitet e fundit.
40-vjeçarja britanike Hayley Butler vdiq nga komplikacionet e një ndërhyrjeje në stomak për t’u dobësuar muajin që shkoi, shkruan rrjeti britanik The Mirror.
Zyrtarët tashmë rekomandojnë pacientët të hetojnë privatisht nëse kirurgët janë të nxitur vetëm nga interesi financiar për ndërhyrjet që rekomandojnë, që shpeshherë kalojnë masën e kapacitetit të tyre ose të rezistencës së trupit të njeriut.
Perëndimi ngre alarmin/ Rusia do të vendosë lëndë shpërthyese në avionët e pasagjerëve