zoom

Lajme

Nëna e Bardhit gënjeu për sëmundjen? Deklarata e fortë e ish-banorit: Ishte duke kërcyer më 8 Mars

A është vërtetë e sëmurë nëna e Bardhit apo shtrimi i saj në spital ishte një skenar për ta nxjerrë këngëtarin jashtë shtëpisë?

Këtë dyshim e ngriti si fillim Sara, por më pas Bardhi postoi një foto të nënës në spital, për të shuar këto zëra.

Por pavarësisht kësaj, ish-banori Anaid Kaloti, fitues i Big Brother 6, hodhi akuza të rënda ndaj nënës së Bardhit.

Sipas tij, ajo nuk është në gjendje të keqe shëndetësore dhe këtë e bazoi te festa që, sipas Anaidit, ajo bëri për 8 Mars.

Ish-banori shtoi se nëna e Bardhit erdhi nga Gjermania në Shqipëri vetëm për të bërë foton në spital.

“Është e bukur barsoleta. Të marrësh një histori si puna e kësaj dhe ta tregosh, unë kisha informacion të paktën para, dhe ta tregosh që nesër do ta nxjerr dhe pastaj ndodhi ajo që ndodhi dhe e shet sikur është në spital. E ëma e Bardhit ka qenë duke kërcyer më 8 Mars te Gjyste Vulaj, në Stutgard, fotot i kam publikuar në rrjetet e mija sociale.

Ka kaluar në kufi në 2 të drekës për në Kumanovë dhe ditën që ka qenë Prime, rezulton në Gjermani. Ka ardhur të nesërmen, ka bërë këtë foton e turpshme, është një vizitë normale. Nëse situata do ishte kaq serioze, gjënë e parë që do bënte është që do bënte foton në 5 të mëngjesit.

Ka vetëm një mënyrë për të dalë nga shtëpia e Big Brother, nëse një nga familjarët është sëmurë, ti duhet të lajmërohesh dhe në Prime, ti del nga shtëpia. E ëma e Bardhit ka ardhur kastile nga Gjermania për të bërë atë foto”, tha Anaidi në emisionin “Shqipëria Live”.

Edhe ish-konkurrenti Albi Nako ka përforcuar dyshimet, duke u shprehur: “Nëse ishte aq sëmurë, le të kurohej në Gjermani”.