Aplikacion
Vendimi vjen pas hetimeve të nisura nga SPAK për të për abuzim me tenderat dhe falsifikim të dokumenteve.
Balilaj, e cila është edhe anëtare e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste po hetohet nga SPAK pasi gjatë kohës që ishte në krye të Bashkisë Patos paracaktoi kompaninë “Genti 001” fituese para se të zhvillohej tenderi. Bëhet fjalë për një kompani e cila rezulton me pronar 100% të aksioneve Ilir Dervishaj e cila, sipas SPAK, për tre vite rresht (2019- 2022) është shpallur fituese në 32 procedura prokurimi të organizuara nga Bashkia Patos.
SPAK thotë se Balilaj ka bashkëpunuar me 6 zyrtarë të bashkisë gjatë kohës që ajo e drejtonte, mes tyre ish-nënkryetaren, Anisa Petani, sekretarin e përgjithshëm, Shkelqim Beqiri.
Emërimi i Vangjel Tavos
Ndryshime ka edhe në Prefekturën e Vlorës. Ish deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Vangjel Tavo është i përzgjedhuri i kryeministrit Edi Rama për të qenë ai përfaqësuesi i qeverisë në qarkun e Vlorës. Ai do të zëvendësojë në detyrën e prefektit Flamur Mamajn.
Ish-ministri i Shëndetësisë dhe deputet i LSI-së në qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo, rikthehet në politikë, këtë herë si përfaqësues i Partisë Socialiste.