zoom

Bota

Nën ethet e luftës! Presidenti i Ukrainës: Do t’i japim armë kujtdo që dëshiron të luftojë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy lëshoi sot një deklaratë të fortë në drejtim të popullit të tij, ku tha se do t’i japë armë kujtdo që zgjedh me vullnetin e tij të plotë të luftojë.

Rusia nisi një pushtim të plotë të Ukrainës nga toka, ajri dhe deti të enjten, sulmi më i madh i një shteti kundër një shteti në Evropë, që nga Lufta e Dytë Botërore dhe konfirmimi i frikës më të keqe të Perëndimit.

Zelenskiy u bëri thirrje rusëve të dalin dhe të protestojnë kundër luftës. Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës nga Donbasi duke shkaktuar shtatë të vrarë dhe nëntë të plagosur deri më tani.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha këtë mëngjes se Rusia nisi pushtimin e vendit të tij.

Në një postim në Twitter, Kuleba shkroi se presidenti rus, Vladimir Putin ka nisur “pushtimin e Ukrainës në shkallë të plotë”.

Ai tha se Ukraina do ta mbrojë veten dhe se “bota mund dhe duhet ta ndalë Putinin”.

“Qytetet paqësore të Ukrainës janë nën sulm. Kjo është një luftë agresioni”, tha Kuleba.