zoom

Aktualitet

Nën akuzë për bashkëpunim me krimin, Jurgis Çyrbja dëshmon në SPAK

Ish-deputeti socialiste Jurgis Çyrbja la këtë të premte qelinë e paraburgimit për të dëshmuar në SPAK për akuzat e ngritura ndaj tij.

Ai u mor në pyetje për disa orë me radhë nga prokurori Adnan Xholi.

Sipas burimeve, Çyrbja i ka mohuar akuzat e SPAK.

Pas përfundimit të dëshmisë, Jurgis Çyrbja është ridërguar në ambientet e paraburgimit.

Jurgis Çyrbja po hetohet pasi akuzohet për shitje të sekretit shtetëror tek kriminelët, dekonspirim i operacioneve të Policisë së Durrësit e bashkëpunim me ta për t’i siguruar vota në qarkun e Durrësit në zgjedhjet parlamentare 2021.

Çyrbja akuzohet se informonte Altin Hajrin dhe persona të tjerë që kërkohen nga autoritetet shqiptare, në rast se do kishte operacione policore për kapjen e tyre në qytetin e Durrësit.

Në këmbim, Çybrja kërkonte vota për kandidimin e tij në qarkun e Durrësit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.