zoom

Politikë

Negociatat PS-Rithemelimi, Alibeaj-Ramës: Pazar për Reformën Zgjedhore, vetëm 1 idiot s’e kupton

Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili hodhi poshtë pretendimet për pazare politike në negociatat e PS me Rithemelimin.

Alibeaj u shpreh se “vetëm një idiot i lindur bën sikur nuk e kupton që Rama po bën pazar për Reformën Zgjedhore”.

Ai u shpreh se Rama po bën pazar me non gratën, referuar Berishës, duke shtuar se asgjë nuk do të ndryshojë.

“Vetëm një idiot i lindur bën sikur nuk e kupton që Rama po bën pazar pë Reformën Zgjedhore. Vetëm një gjë ama duhet pranuar se e ka thënë drejt: asgjë nuk ka ndryshuar!

Asgjë nuk ka ndryshuar me 2008 kur pazarin e beri po me Non Grata-n. Asgjë nuk duan të ndryshojnë: listat të mos i hapin; diaspora të mos votojë; të marrin mandate gratis në tavolinë.

Mund të jeni 3 hapa para me spërdredhje siç keni bërë për 30 vjet në kurriz të shqiptarëve por mos harroni se shqiptarët shkelmin e kanë gati”, shprehet Alibeaj.