zoom

Bota

Në zonën “VIP” të burgut të famshëm grek/ Si e kaloi natën piloti 32-vjeçar që mbyti gruan

Babis Anagnostopoulos, piloti 32-vjeçar i cili vrau gruan e tij britanike e kaloi i qetë natën e tij të parë në burg.

Paraprakisht ai po mbahet në burgun e njohur grek, Korydallos, pas vendimit të djeshëm të gjykatës. Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, ai hyri në qeli rreth orës 21:30 dhe nuk kërkoi asgjë. Paraditen e sotme ai do të ketë një takim me drejtoreshën e burgut.

Piloti 32-vjeçar po mbahet në një zonë të veçantë në të cilën ndodhen edhe të burgosurit e tjerë, të njohur për opinionin publik grek, pasi autoritetet kanë shprehur frikën për sigurinë e tij fizike.

Sipas informacionit, zona 6-të, ku po qëndron Babis që konsiderohet si “VIP”, e qetë është edhe e sigurisë më të lartë.