zoom

Aktualitet

Në tetor iu gjetën 500 mijë € të fshehura, arrestohet sërish Elidon Çela/Pije dhe ilaçe kontrabandë

Policia e Vlorës ka shoqëruar në polici Elidon Çelën për kontrabandë ilaçesh, shishe me shampanjë Don Perinjon dhe pesticide.

Por kjo nuk është hera e parë që 32-vjeçari shoqërohet në polici. Ai u lirua nga burgu në fund të dhjetorit të kaluar pasi pak muaj më parë atij iu gjetën 500 mijë € të fshehura në një autobus të linjës Bari-Durrës. Eurot ishin fshehur në tavanin e mjetit.(lexoni këtu)

 

Çela, i cili rezulton pronar i agjencisë ‘Buon Aventura’ u la me detyrim paraqitje nga Gjykata e Apelit Durrës. Gjyqtarja arsyetoi vendimin me pretendimin se lirimi nga dhoma e paraburgimit nuk e pengon zhvillimin e hetimeve ndaj tij.

Ndërsa në dëshminë e dhënë në polici pak ditë pas arrestimit, Çela deklaroi se janë kursime të familjes së tij. “Janë të ardhura të krijuara nga biznesi në Itali. Jam i gatshëm t’iu vë në dispozicion edhe faturat.”, ka thënë ai./zoom.al/

Postime të lidhura