Aplikacion
Ai thekson se përjashtimi ka ardhur si pasojë e kompromisit Rama-Basha, por e kundërshton duke deklaruar qartë se vijon të jetë anëtar i grupit parlamentar të PD-së.
Më tej ai paralajmëron se mund të hyjnë në selinë e PD-së në çdo kohë dhe siguron të gjithë se do të jetë shumë e afërt dita kur partia që drejtonte të rifitojë forcën.
”Do marrë çdo nismë brenda PD-së për rikthimin e saj në piedestalin që meriton. Si të shihni, unë jam anëtar i grupit parlamentar i PD-së. Vendimi, kompromisi Rama-Basha është nul, s’ka mbështetje ligjore përveç fëlliqësisë morale në pazaret mbrapa shpine ndaj një force politike.
Në çdo kohë mund të hyj në selinë e PD-së dhe të jeni të sigurtë që do jetë shumë e afërt dita kur PD-ja të rifitojë të gjithë forcën, të gjithë vendosmënrinë, legjitimitetin, për t ëshporrur një klikë sunduese të bazuar mbi krimin,d rogën, dhunimin e votës dhe pazareve të fëlliqura me ata që e shndërrojnë PD-në në fasadë opozitë. Tani kaq. Grupi ishte në krahun e vet kur hyri”, tha Berisha.
Ekzekutoi “Dakun” në lokal, dëshmia e kunatit të Altin Hajrit: E mbajta me bukë, ai më shante