Aplikacion
Në librin autobiografik të publikuar në nëntor të vitit 2021, Smith e përshkruan me hollësi dhunën që nëna e tij Caroline e kishte përjetuar nga babai i aktorit, William, për të cilën ai bashkë me motrat dhe vëllezërit e tij kishin qenë dëshmitarë, raporton “The Guardian”.
“Kur isha 9-vjeçar, e kam parë babanë duke e goditur nënën time në kokë aq shumë, sa ajo i humbi ndjenjat. E pash teksa pështynte gjak nga goja. Ai moment në dhomën e gjumit, ndoshta më shumë se cilido moment i jetës sime, më ka bërë burrin që jam sot”, ka shkruar ai.
Smith shkroi se nuk ishte vetëm dhuna që e traumatizoi, por fakti se ai nuk kishte bërë asgjë për ta ndalur atë.
“Brenda çdo gjëje që kam bërë që atëherë, çmimet dhe vlerësimet, vëmendja e publikut, personazhet që i kam luajtur dhe të qeshurat që i kam shkaktuar, kanë qenë një mënyrë delikate për t’i kërkuar falje nënës sime për mosveprimin tim atë ditë. Për faktin se nuk i dola në mbrojtje në atë moment. Dështimin për t’i bërë ballë babait tim. Për faktin se u tregova frikacak”, deklaroi ai.
Prindërit e Smithit u ndanë në vitin 2000. Aktori e mbajti një lidhje të afërt me të atin, por tha se urrejtja ndaj tij u rishfaq kur ai u diagnostikua me kancer. Will i cili ishte kujdestar i tij, kishte deklaruar se në një moment i kishte shkuar në mendje ta vrasë atë.
“Si fëmijë, gjithmonë i thosha vetes se një ditë do të hakmerresha për nënën time. Në një moment, ishim në majë të shkallëve dhe lehtësisht mund ta shtyja atë poshtë dhe të shpëtoja pa u ndëshkuar. Por falë Zotit, ne gjykohemi nga veprimet tona dhe jo nga shpërthimet tona të brendshme të nxitura nga traumat”, kishte shkruar aktori në librin e tij.
Smith është shprehur se dashuria të bën të bësh gjëra të çmendura, si dhe i vjen keq që nëna e tij u desh ta shikonte një moment të tillë nga shtëpia./L.K
/Zoom.al