zoom

Politikë

“Në mars do i shohim plehrat me Satelit”! Rama: Nuk do kemi nevojë as për inspektor, as për sekserë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kryetarët e Bashkive në Kryeministri për situatën e menaxhimit dhe vendgrumbullimit të mbetjeve.

Rama theksoi se asnjë buxhet bashkiak nuk do të kalojë nëse nuk do të llogaritet pastrimi, ndërsa u tregua i prerë se do të ketë edhe sanksione. Ai shtoi edhe më te se në mars me satelitin e parë do të monitorojmë situatën e plehrave.

“Sateliti në kohë reale cdo ditë edhe situatën e mbetjeve. Cdo vend depozitim do të jetë pjesë e punë se satelitit për të informuar. nuk do kemi nevojë as për inspektor as për sekserë. Secili nga ju do ta kete pamjen në tavolinë…”, tha Rama.