Aplikacion
Sanksionet janë përmendur në një dokument të një OJF-je të shpërndarë nga mediat qeveritare.
Edhe zëvendësndihmësi sekretar amerikan i shtetit, Escobar foli për pasoja, por një ditë më parë u tërhoq duke thënë se Albin Kurti është partner i SHBA-së, ndonëse një partner i vështirë.
Vetë SHBA-ja nuk ka përmendur kurre sanksione, shpallje non grata apo fushatë ç’njohjeje të Kosovës.
Të gjitha janë sugjerime të një OJF-je me ndikim, por jo në mënyre zyrtare të Washington-it. Është e paimagjinueshme që nëse Kurti rrezikon sanksione, atij të mos ia kenë thënë vetë amerikanët, por t’ia kenë lënë në dorë Edi Ramës për t’ia komunikuar.
Rama edhe nëse do të ishte ngarkuar për ta paralajmëruar dhe sensibilizuar Kurtin, mund ta kishte bërë në mënyrë private.
Siç ka thënë Albin Kurti, një gjë e tillë nuk ka ndodhur; Edi Rama thjesht e ka kërcënuar Kurtin me sanksione në konferenca për shtyp, duke u justifikuar me qëndrimin e tij se i dhimbset Kosova dhe kombi.
Por nëse nuk flet në emër të amerikanëve, të cilët i kanë vetë lidhjet me Kurtin dhe ia komunikojnë rreziqet që e presin, atëherë në emër të kujt kërcënon Edi Rama?/ Zoom.al
Rrëmbehet në Brazil modelja e “Victoria’s Secret”, banda kriminale kërkoi 31 mijë euro për lirimin