Aplikacion
Vendimin e ka bërë të ditur Partia e Lirisë, ne një njoftim për mediat.
‘Kryesia e Partisë së Lirisë miratoi sonte vendimin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta për të qenë kandidat për deputet në listën e hapur, Qarku Tiranë, të koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, në zgjedhjet për Kuvend të datës 11 Maj 2025’, thuhet në njoftimin e PL.
Meta do të garojë si deputet i koalicionit Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore.