Aplikacion
Sipas TIA, kapacitetet në aeroport arritë nnë 4.2 mln vende nga 3 mln një vit më parë, pra një rritje minimale e tyre, ndonëse aktiviteti u shtua ndjeshëm
Kastrati, koncesionari i aeroportit premtoi zgjerimin e kapaciteteve të saj që kur u bë ‘pronar’ në 2021-shin, por nuk ndodhi.
Fluksi i këtij viti e gjeti aeroportin të papërgatitur. Për këtë arsye, ky i fundit njoftoi udhëtarët se duhej të paraqiteshin tre orë para fluturimit, nga dy orë që është standardi normal kudo në botë. Përcaktuar edhe në kontratë, kompania duhet të ndërtonte një terminal të ri, por ajo ndau në dysh terminalin e vjetër, me kosto minimale. As pista e avionëve nuk është prekur.
Pak kohë më parë vetë drejtori Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil, Maksim Ethemaj tha në një intervistë se masterplani i vjetër i aeroportit nuk është më funksional dhe duhet të krijohet një i ri.
“Trafiku i këtij viti ishte parashikuar për në vitin 2033. Që do të thotë se masterplani nuk ekziston më dhe duhet të punojmë për masterplanin e ri” deklaroi Ethemaj duke shtuar se do të duhet që të gjendet zgjidhje nëse do të ketë nevojë për shtesë terminali apo për terminal të ri.