zoom

Slider

Ndryshojnë rregullat për Topin e Artë, 4 kriteret për ta fituar

Ndryshojnë rregullat për çmimin më të rëndësishëm individual “Topin e Artë”. Trofeu që jepet nga France Football ka njoftuar për kriteret e reja që do të merren për bazë duke filluar që nga sezoni i ri 2022-23.

Bëhet fjalë për katër kritere, të cilat ndryshe nga rregullat bazë të cilat janë marrë parasysh deri në këtë sezon, do të kenë pikë referimi statistikat e arritura, bazuar në standartet europiane dhe jo më referuar vitit kalendarik.

Kriteret që do të vihen në zbatim.

  • 1. Do të merret parasysh i gjithë sezoni.
  • 2. Vetëm përfaqësuesit e top 100-shes së renditjes së FIFA-s ka të drejtën të votojë.
  • 3. Paraqitjet individuale do të kenë përparësi më shumë se arritjet e lojtarit gjatë karrierës.

Kujtojmë që Leo Messi është futbollisti me më së shumti Topa të Artë të fituar (7), ndërsa pas tij vjen Cristiano Ronaldo me 5 të tillë.

/zoom.al