Aplikacion
Mbrojtësi i majtë tregoi emocionet e golit të shënuar ndaj Dinamos, si dhe tregon se çfarë pozicioni do e kënaqte në fund të këtij sezoni gjatë një interviste me emisionin “Ora Sport” në “TV Ora”.
SUKSESI NDAJ DINAMOS – “Ishte një gol që po e kërkonim shumë, sepse ne na ka munguar fitorja por edhe golat në këto ndeshjet e fundit. Ishte shumë i rëndësishëm për ne dhe natyrisht kishte emocione”.
EUROPA – “Të japim maksimumin në 2 ndeshjet e mbetura të Superiores dhe ta përfundojmë sezonin të paktën në vendin e 4-t. Më pas të bëjmë tifozllëk për Laçin, megjithëse unë jam nga Laçi dhe normalisht këtë ekip do të mbështes në finale”.
LAÇI APO VLLAZNIA – “Unë do bëj tifo për Laçin, sepse aty jam rritur. Aty jeton familja ime. Kështu që nuk diskutohet që do të bëja tifozeri për Laçin”.
OBJEKTIVAT INDIVIDUAL – “Deri më tani kam bërë 4 gola në kampionat dhe 1 në Kupë. Edhe mua më vjen keq që nuk kam shënuar më shumë, sepse jam mësuar keq (qesh)”. /zoom.al/
Berisha fton të rinjtë nesër në protestë kundër mbylljes së TikTok: Fitojmë me 11, e kthejmë me 12!