Aplikacion
Vajza e kryeplakut të fshatit Bërxullë, Muharrem Plaku është konfliktuar me një djalë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë, por vetëm sot, në Komisariatin nr. 1 në Tiranë është paraqitur babai i vajzës, Muharrem Koni, kryeplak i fshatit Bërxullë, i cili ka kërkuar arrestimin e djalit që sipas tij i ka dhunuar vajzën.
Zyrtari Muharrem Koni ka hedhur dhe akuza ndaj policisë për mosveprim ndaj djalit në fjalë. Sherri mes vajzës dhe djalit ka nisur me fjalë, por ka përfunduar me shuplaka që të rinjtë kanë qëlluar njëri-tjetrin.
Pas sherrit, vajza ka bërë kallëzim në polici. I riu është shoqëruar në komisariat dhe pasi është marrë në pyetje, është liruar. Ai ka pretenduar se vajza e ka qëlluar me shuplakë, të cilën ia ka kthyer dhe ai. Detaje në lidhje me dëshminë e vajzën, nuk ka ende.
Pranoi ndarjen nga Sara Hoxha, Ledri Vula habit me deklaratën: Kam bërë s*ks me një fanse