zoom

Aktualitet

Ndodh në Tiranë, qytetari thyen traun, parkon makinën në oborrin e Parlamentit

Një rast i paprecedentë raportohet të ketë ndodhur në Tiranë.

Një shtetas që dyshohet se kurohet me ilaçe depresioni kohët e fundit, ka dashur të parkojë makinën brenda oborrit të Parlamentit.

Nga raportimet paraprake, mësohet se personi në fjalë ka kujtuar se oborri i Parlamentit shërben si parkim.

Ai ka futur makinën duke dëmtuar traun, ndërsa mësohet se është shoqëruar në komisariatin e policisë nr.1 për veprime të mëtejshme