zoom

Lajme

Ndizet Spanjë-Gjermani! “Janë fëmijë pa eksperiencë”, Yamal i përgjigjet Lehman: E shohim në fushë!

Nesër pritet me shumë interes finalja e parakohshme e EURO 2024, Spanjë-Gjermani dhe debatet janë ndezur prej ditësh.

“Benzinën zjarrit” ia hodhi ish-portieri i Gjermanisë Lehman dy ditë më parë me deklaratën e tij, teksa sipas statistikave “pancerat” nuk fitojnë ndaj iberikëve prej 36 vitesh. Dhe jo vetëm kaq, pasi në Evropianin 2008 Spanja i fitoi finalen Gjermanisë 1-0 me gol të Torres dhe dy vjet më pas e eliminoi nga gjysmëfinalja e Kupës së Botës në Afrikën e Jugut 0-1 me gol të Pyjol e që u mbyll me trofeun në duart e iberikëve.

“Në nivel teknik janë padyshim më lart se ne, këtë e pamë gjatë fazës së grupeve, por dhe në 1/8 ndaj Gjeorgjisë, por janë një skuadër me të rinj, pa eksperiencë. Është një skuadër me fëmijë. Kanë lojtarë shumë të rinj, por pa eksperiencë internacionale”.

Këtë fjalë të thëna nga Lens Lehmann, ish portieri i Gjermanisë, kanë bërë zhurmë shumë, por nuk mungoi edhe një reagim i shpejtë nga Lamine Yamal: “Ne nuk dëgjojmë askënd, ata që ne jemi e tregojmë në fushë. Kjo deklaratë sigurisht që nuk e ndihmon Gjermaninë, na ndihmon neve. Gjëja më e mirë në këto raste është të mos flasësh. Do ta shohim nëse jemi të vegjël dhe të pafajshëm”, u shpreh Yamal për AS. /ZOOM.AL/