zoom

Bota

“Ndihmë, ndihmë” – Lutje për shpëtim pas aksidentit në Itali, babai nxori vajzën nga dritarja

Aksidenti tragjik që u regjistrua mbrëmjen e të martës në Itali e ka kthyer Venecian në një skenë apokaliptike. Kështu të paktën e përshkruan kryebashkiaku i Venecias.

21 persona të shtetësive të ndryshme (gjermanë, francezë, kroatë dhe ukrainas) humbën jetën pasi autobusi ra nga mbikalimi dhe përfundoi te shinat e trenit, ku shpërtheu në flakë.

Sipas Corriere della Sera, dëshmitarët e rastit kanë pohuar se nga brenda autobusit dëgjoheshin lutje për shpëtim “Ndihmë, ndihmë”, ndërsa një baba ka shpëtuar vajzën e tij të vogël duke e nxjerrë nga dritarja.

Një nga zjarrfikësit që është pjesë e ekipeve të kërkim-shpëtimit e ka përshkruar operacionin për shpëtimin e njerëzve si shumë të vështirë dhe të komplikuar.