Aplikacion
Së fundmi, Daniel Craig u nderua me yllin e tij në Walk of Fame të Hollywood-it. Kjo vjen para se në kinema të dalë filmi “No Time To Die”, në të cilin ai luan për herë të fundit rolin si James Bond. Ceremonia u transmetua në Walk of Fame të mërkurën në mbrëmje.
“Asnjëherë nuk kam menduar se do ta dëgjoja veten duke e thënë këtë, por ju e dini, është një nder absolut të ecësh nëpër Hollywood. I rrethuar nga të gjithë këta emra – legjenda, ndihem vërtet shumë, shumë, shumë i lumtur ”, tha aktori.
Më herët aktori i ka habitur të gjithë ndjekësit kur ka zbuluar se kur iu ofrua ky rol, fillimisht nuk donte që ta interpretonte këtë karakter.
Kur prodhuesit i ofruan këtë rol, Daniel nguroi të shfrytëzonte mundësinë që padyshim, vjen një herë në jetë.
Aktori i famshëm ishte mjaft i shqetësuar për pasojat që ky vendim mund të sillte për familjen e tij. Sipas John Maybury, kjo ishte një zgjedhje mjaft e vëshitrë pasi në atë kohë e bija e tij ishte vetëm 12 vjeçe.
“Kishte implikime si në jetën personale ashtu edhe në fushën e tij profesionale. Nuk mendoj se dikush mund të përgatitet për realitetin e famës derisa ta përjetojë atë. Por ajo që i thamë ishte: “Ka jetë pas Bondit”.