zoom

Lajme

Ndeshja me Kroacinë, UEFA cakton gjyqtarin që do vendosë drejtësi

UEFA ka caktuar edhe gjyqtarët e takimeve të dyta për Grupin B, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Të mërkurën në orën 15:00, Kombëtarja kuqezi do të përballet me Kroacinë, në ndeshjen e dytë të Euro 2024 dhe që vlerësohet si vendimtare për të dy ekipet, për fatin e kualifikimit në fazën tjetër. UEFA tashmë ka vendosur edhe për arbitrin, i cili do të gjykojë takimin që do të mbahet në Hamburg.

Gjyqtari francez Francois Letexier do të vendosë drejtësi, në përballjen e rëndësishme të grupit B. 35-vjeçari Letexier ka qenë “bilbil” kryesor në 5 ndeshje të Champions League, 4 ndeshje të Europa League dhe 15 sfida të Ligue 1. /ZOOM.AL/