zoom

Aktualitet

Ndeshja me Hungarinë, Edy Reja: Pres shumë nga skuadra, të rikuperojmë humbjen

Në prag të përballjes mes Shqipërisë dhe Hungarisë, trajneri i Kombëtares shqiptare, Edy Reja mbajti një konferencë për shtyp në krah të kapitenit Berisha ku foli rreth sfidave që na presin në këtë ndeshje.

Reja është ndalur edhe tek humbja që Kombëtarja pësoi kundër Polonisë, ndërsa ka thënë se duhet të rikuperojmë kundër Hungarisë.

Reja ka theksuar se pret një ndeshje të mirë nga skuadra “Kuq e Zi” në përballjen me Hungarinë.

”Kemi një ndeshje për të rikuperuar ndaj Hungarisë pas atij rezultati të padrejtë që patën në Poloni. Pres një ndeshje të mirë nga skuadra, duhet të bëjmë paraqitje siç bëmë në Poloni, sepse nëse shohim rezultatin mendojnë se na kanë masakruar por nuk është ashtu, në vija të përgjithshme skuadra bëri paraqitje të mirë. Shpresojmë të gjejmë frymën e ekipit. Sa i përket Polonisë pas golit të tretë gjërat u komplikuan, një humbje me Poloninë qëndron, por me Hungarinë duhet të fitojmë se sbën, çdo ndeshje është vendimtare në këtë pikë, jemi akoma në lojë.”

Postime të lidhura