Aplikacion
Porti, synohet të përdoret për mallra dhe peshkim, e ai momental, të kthehet një port turistik.
Balluku shtoi se nga të ardhurat që vetë porti do të krijojë, do të jetë momenti që do fillojë të paguhet e gjithë shuma e këtij projekti. Deri atëherë Qeveria shqiptare nuk do të ketë asnjë detyrim financiar. Kontrata do të zgjasë 35 vite.
Por kush është pas koncesionit të Triportit?
Në webin e Open Procurement Albania, listohen 5 shoqëri të cilat sipas realcionit kanë bërë bashkim.
AGBES CONSTRUKSION sh.pk., BESTA sh.p.k, Premium Construction&Maintenance sh.p.k , ITE GRUP sh.p.k dhe ARKONSTUDIO sh.p.k.
Këto shoqëri do të ofrojnë ndërtimin dhe mirëmbajtjen e portit me një vlerë prej 40 mln eurosh.
Agbes Construksion është një kompani shqiptare me bazë në Fier, e themeluar në vitin 2003. Administrator i saj është Arben Goga, por ka edhe dy emra të tjera, sipas përqindjes poseduese të aksioneve. Kompania ka për qëllim ristrukturimin e mureve dhe fasadave, apo punimeve me gurë.
Arben Goga, administratori i kësaj kompanie, emër jo i panjohur për median dhe publikur. Ai është përmendur më herët nga ish-kryeministri Sali Berisha, si bashkëpunues i ngushtë i Olsi Ramës dhe si mafia e Fierit.
Agbes, është e njëjta kompani, që ka marrë një nga tenderat për shtesë të rrugës Kardhiq-Delvinë, me vlerë 285 mln lekë.
BESTA , është një shoqëri me bazë në Urën Vajgurore, me administratorë Drita Azizin dhe Vullnet Zykën. Kjo kompani operon në fushën e tregtisë të produkteve ushqimore, krijuar më 1995.
Kompania Premium Construction & Maintenance, administrohet nga Hektor Agalliu dhe është themeluar vetëm 1 vit më parë. Aktiviteti i Premium është ndërtime infrastrukturore, civile, industriale dhe turistike. Në QKR, ka shumë pak të dhëna për këtë kompani.
ITE Grup nuk rezulton e regjistruar në QKR, por në faqen e OPA, thuer se ajo merret me produktet elektrike dhe administrohet nga Sokol Zotkaj, me bazë në Tiranë.
Arkonstudio është një studio projektimi dhe kolaudimi për zonat urbane. E krijuar në 2014-n dhe me qendër në Tiranë, kjo kompani administrohet nga Nasjel Çiço./Zoom.al