zoom

Aktualitet

Ndarja nga jeta e ish-deputetit socialist, seanca plenare nis me një minutë heshtje

Seanca plenare e kësaj të hëne ka nisur me një minutë heshtje për ndarjen nga jeta në moshën 54-vjeçare të ish-deputetit socialist, Andis Harasani.

“Të nderuar deputetë, dje është ndarë nga jeta ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Andis Harasani. Andisi ka qenë një parlamentar aktiv dhe i përkushtuar dhe u zgjodh deputetë i Kuvendit në dy legjistratura, në vitin 2005 dhe 2009. Duke i shprehur ngushëllime familjarëve dhe të afërmve dhe në nderim të kontributit të tij për vendin, ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje. U prehtë në paqe”, tha kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali.

Pas mbajtjes së 1 minutë heshtjeje, kryetari i PD-së, Sali Berisha dhe deputetët e opozitës akuzuan maxhorancën se ishin ata që e përzunë ish- deputetin e ndjerë.

Ndërsa socialistët u përgjigjën përmes Taulant Ballës i cili i kërkoi Berishës të mos bëjë politikë me persona të vdekur.

Postime të lidhura