Aplikacion
Në një prononcim për Newsbomb.al Nano shprehet se mungesën e Finos nuk do të mund t’ia kompensojë askush.
“Do të mbetet bashkëpunëtori më i mirë që kam patur në PS dhe në politikë”, thotë Nano, “si një shok i rrallë dhe si njeri i pazëvendësueshëm”.
“Bashkim Fino do të mbetet gjithnjë në “botën” time si bashkëpunetori më i mirë që kam patur në PS dhe në politikë, si një shok i rrallë dhe si njeri i pazevendësueshëm. Rrinte gjithnjë në të majtën time, sepse lidhjen e kishim me zemër. Askush nuk mund të ma kompensojë mungesën e tij. Shpresoj ta takoj sërish në qiell!”, shprehet ish-kryeministri Fatos Nano për Newsbomb.al.
Bashkim Fino u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare pas një beteje rreth një muaj me Covid-19. Qeveria ka vendosur ditën e sotme ta shpallë ditë zie, ndërsa partitë politike të majta e të djathta kanë anuluar takimet e sotshme elektorale.
Bardhi: Rama po pengon integrimin në BE, kryeministri më i korruptuar në Europë. Po ble zgjedhjet!