zoom

Bota

Natyra s’kursen as Brazilin, 147 të vdekur e mbi 100 të zhdukur! Ushtria evakuon njerëzit me tanke

Nga Afrika në Azi, nga Amerika e Veriut në atë të Jugut. Natyra nuk kursen askënd, duke marrë jetë me katastrofa të ndryshme, nga stuhitë dhe përmbytjet, te vukllkanet dhe tërmetet, që këtë vit po bëjnë namin në vetëm 5 muajt e parë.

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në shtetin më jugor të Brazilit, Rio Grande do Sur, u rrit në 147, thanë autoritetet lokale të hënën, ndërsa 127 persona janë ende të zhdukur.

Shirat e dendur kanë bërë që disa lumenj dhe liqene në rajon të arrijnë nivelet e tyre më të larta ndonjëherë.

Përmbytjet bllokuan rrugët dhe ndërprenë logjistikën, duke shkaktuar mungesë të mjeteve thelbësore të jetesës në zona të caktuara.

Edhe ushtria me të gjitha mjetet ndodhet në terren, duke bërë evakuime edhe me antiblinda apo tanke. /ZOOM.AL/