Aplikacion
Stoltenberg: No fly zone was discussed, “but allies agree that we should not have NATO planes operating over Ukrainian airspace” or NATO troops in Ukrainian territory.
— Natasha Bertrand (@NatashaBertrand) March 4, 2022
“Ditët në vijim ka të ngjarë të jenë më të këqija, me një numër më të lartë viktimash, më shumë vuajtje dhe shkatërrime, pasi forcat e armatosura ruse do të vazhdojnë sulmet e tyre në të gjithë vendin.”
Stoltenberg tha se NATO ka përgjegjësinë për të siguruar që konflikti të mos shtrihet përtej Ukrainës.
“NATO nuk po kërkon një luftë me Rusinë,” tha ai.
Sipas tij, NATO nuk ka vendosur për mbylljen e hapësirën ajrore ukrainase por aleatët kanë rënë dakord që asnjë avion i NATO-s nuk do të fluturojë mbi hapësirën ajrore të vendit” dhe se nuk do të ketë trupa të NATO-s në territorin ukrainas.
“Ne nuk do të dërgojmë trupa në Ukrainë, as në tokë, as në hapësirën ajrore”, ritheksoi Stoltenberg.
“Ne e kuptojmë dëshpërimin, por gjithashtu besojmë se nëse do ta bënim, diçka e tillë do të përfshinte në luftë shumë vende të Europës.”