zoom

Politikë

Namik Dokle bën bashkë socialistët dhe demokratët

Prej disa ditësh në Pallatin e Kongreseve ka nisur Panairi i Librit, ku aurtorë të ndryshëm shqiptarë por edhe shtëpi të ndryshme botuese prezantojnë librat e tyre për publikun.

Pjesë e këtij panairi këtë vit është edhe ish-depouteti socialistë, Namik Dokle, i cili vjen me romanin e tij më të fundit “Kolerë në kohën e dashurisë”.

Prezantimi i librit të tij u bë në një ceremoni të veçantë në ambientet e panairit, ku, përveç lexuesve, ishin të pranishëm edhe shumë personazhe publike, përfshi edhe politikanë nga të dyja krahët e politikës.

 

Ra në sy pjesmarrja e deputetit demokrat, Bujar Leskaj, deputetit republikan, Fatmir Mediu, deputetja socialiste, Antoneta Dhima, ish-deputetët socialistë Musa Ulqini, Fatmir Toçi, Stefan Çipa.